
Niveli i shkëlqyer i Samu Chukwezes me Villarealin në sezonin e kaluar është pasuar me interesin e Milanit. Nigeriani është shëndërruar në një referent në metrat e fundit tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’, për të cilin ‘’ Djalli ‘’ do të masë forcat me Liverpoolin dhe Napolin. Largimi i Brahim Diazit tek Real Madridi ka lënë një boshllëk në ofensivë dhe sipas informacioneve të fundit, ish fituesit e Serisë A janë të gatshëm të investojnë 40 milionë euro për golashënuesin. Megjithatë, interesi i ‘’ The Redsave ‘’ dhe ‘’ Il Partenopei ‘’ në njëfarë mënyre mund t’ia vështirësojë objektivin Milanit dhe në krahun tjetër, drejtuesit e ekipit nga Castellon me siguri po fërkojnë duart , pavarësisht se Samu Chukweze konsiderohet një ndër më cilësorët nga traineri Quique Setien. Në sezonin e lënë pas afrikani e ndihmoi Villarealin me 13 gola në 50 sfida, ekip që do të përfaqësohet në Europa League në atë vijues.



