Dede: Duhet të pranojmë limitet, lojtarët e Shqipërisë nuk janë me cilësi të barabarta

Dede: Duhet të pranojmë limitet, lojtarët e Shqipërisë nuk janë me cilësi të barabarta

Trajneri, Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se te Shqipëria nuk është i njëjti nivel lojtarësh mes reparteve. Dede shtoi se këto janë limitet e Kombëtares dhe momentalisht nuk mund të kërkojmë më shumë.

“Presioni i rezultatit e fut stafin në një analizë më reale për ndeshjen. Jemi në një moment të tillë ku na intereson që të mos pësojmë as në miqësore. Uellsi na vuri në vështirësi në fund, por nuk mund të themi se Shqipëria nuk bëri mirë. Duhet të pranojmë limitet. Nuk i kemi në cilësi të barabarta lojtarët e reparteve të ndryshme. Nuk mund të jemi në të dyja fazat të fortë, kur në jemi të fortë vetëm në një repart. Në mesfushë dhe sulm nuk kemi balancë. Për sulmin nuk kemi lojtarë te Roma, apo Juventusi, Milani dhe Napoli në dy repartet e tjera. Kemi disa lojtarë të rinj, por edhe ata duan kohën e tyre të rriten. Tifozët duhet ta shikojnë anën pozitive këtë, duhet të dimë limitet që kemi. Nëse shikojmë këtë grumbullim, më shumë kanë munguar në mesfushë dhe mbrojtje, jo në sulm. Unë mendoj që Reja nuk do e ndryshojë kurrë këtë mënyrë loje”, tha ndër të tjera Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy