
Prej kohësh është bërë e ditur se një ndër të preferuarit e Real Madridit për të fuqizuar mesfushën mbetet Jude Bellingham .
Anglezi konsiderohet ndër më të mirët e Borussia Dortmundit por ‘’ Galaktikët ‘’ do të sfidohen nga Liverpooli për yllin e ‘’ Verdhezinvje ‘’ .
Hyrja në garë e ‘’ The Redsave ‘’ e vështirëson arritjen e akordit nga spanjollët , drejtuesit e të cilëve pretendojnë të evitojnë çdo pakënaqësi dhe po analizojnë një tjetër alternativë.
Sipas ‘ Cadena Ser ‘ , Kvicha Kvaratskhelia vijon të tërheqë vëmëndjen e Carlo Ancelottit dhe gjatë merkatos së ardhshme pritet një revolucion tek madrilenët, të cilët prej shumë sezonesh tashmë nuk kanë transferuar një lojtar elite në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Gjithsesi Napoli aktualisht konsiderohet skuadra më e mirë e Serisë A dhe 22 vjeçari ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë sfidave me kryesuesit aktualë.
Duhet patur parasysh se kontrata e Kvicha Kvaratskhelias përfundon në 30 qershorin e 2027-tës dhe ‘’ Los Blancos ‘’ pa përjashtuar edhe pretendentët e tjerë duhet domosdoshmërisht ti plotësojnë kërkesat e presidentit Aurelio Di Laurentis , i cili gjithmonë është shquar për kokfortësinë gjatë negociatave për yjet e bardhekaltërve.



