Mikel Merino, afër Arsenalit

Mikel Merino, afër Arsenalit

Gjatë kësaj periudhe disa ekipe të elitës europiane po insistojnë për afrimin e objektivave kryesorë.

Një ndër to është Arsenali, një ekip i cili ka rikuperuar ndjeshëm terren krahasuar me të kaluarën por titujt ende janë larg.

Mikel Arteta faktikisht e ka ndryshuar filozofinë e lojës së kryeqytetasve duke i shëndërruar në më kompetitivë, në të gjithë kompeticionet.

Tentativat vijojnë duke qenë se cilësia nuk mungon por rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet dhe për çdo trainer përgjegjësia bëhet edhe më e madhe.

Mikel Merino prej kohësh është i preferuari i numrit një të stolit të ‘’ The Gunners ‘’, shumë i rëndësishëm si tek Real Sociedadi ashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes në Europianin e Gjermanisë, i fituar nga ish kampionët e Botërorit të Afrikës së Jugut në 2010-tën.

Por s’duhet harruar as interesi i Manchester City-t, një rival shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik, fakt që i jep një lloj avantazhi gjatë merkatove.

Pas kalimit të Riccardo Calafiorit në ‘’ Emirates ‘’ puna vazhdon për të konsoliduar repartet respektive pasi sezoni është shumë i gjatë dhe objektivat janë të përcaktuar tashmë.

Klauzola e prishjes së kontratës së 28 vjeçarit me ekipin nga San Sebastian i arrin 45 milionë eurot dhe drejtuesit e 13 herë kampionëve të Premier Leagues sipas ‘ El Diario Vasco ‘ kanë ofruar 35 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Referuar ecurisë së deritanishme marrëveshja është drejt finalizimit, për një ndër lojtarët stabël në 11-shen e bardhebluve, i cili e ka bërë krenar si trainerin Imanol Alguacil ashtu edhe Luis de la Fuenten.

Projekti i ‘’ Topchinjve ‘’ si gjithmonë është shumë ambicioz, me kryefjalë fitimin e titujve, në çdo sezon.

 

 

 

          

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy