Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur para mediave, një ditë para ndeshjes, ku skuadra e tij përballet me Spezian në shtëpi.
Tekniku ziklatër vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se këtë sezon në Serie A të gjitha skuadrat luajnë për të fituar.
Djemtë e kanë përballuar mirë javën. Jemi munduar të përmirësohemi dhe kemi rikuperuar D’Ambrosio. Duhet të kemi shumë zgjidhje. Të shtunën e mbyllëm ndeshjen me 4 sulmues. Kam lojtarë shumë cilësorë në dispozicion.
Është një kampionat shumë i luftuar, të gjithë luajnë për të fituar. Nesër do të jetë një ndeshje e komplikuar, Spezia është në formë dhe ka fituar si në kampionat dhe në Kupë. Gotti është i përgatitur dhe lë shenjën e tij në skuadrat e tij.



