
Eros Grezda është futbollisti i radhës shqiptar, i cili rezulton pozitiv me Covid-19.
Ka qenë vetë sulmuesi, i cili ka postuar një foto në “Instagram” dhe bën të ditur se është në karantinë prej 6 ditësh.
Lojtari duket në gjendje të mirë dhe nuk ka komplikacione nga virusi. Grezda është pjesë e skuadrës së Zalaegerszegi në Hungari, me të cilët ka shënuar edhe një gol, në 4 ndeshje që është aktivizuar.




