Luftë e ashpër për perlën e Lens

Luftë e ashpër për perlën e Lens

Jo vetëm lojtarët e njohur do të kenë një rol protagonisti në merkato por edhe  ato që aktivizohen në skuadra më inferiore . 

Në kontinentin e vjetër ka filluar një tjetër sfidë për anësorin e Lensit Jonathan Klauss e cila do të ketë përballë Paris St Germain dhe Real Madridin .

29 vjeçari jo vetëm që është një histori suksesi tek francezët por edhe në mbarë Europën sepse statistikat e deritanishme e shëndërrojnë në anësorin më deçiziv ndër pesë ligat më të rëndësishme .

Kontributi i tij nuk është mbështetur vetëm tek asistet por edhe tek realizimet duke u pozicionuar një shkallë më lart  Alexander- Arnold , Theo Hernandez apo Robertson,  fakt që është deklaruar  nga gazetari  Andres Onrubia .

Tek ‘’ Galaktikët ‘’ nuk kanë ndalur asnjëherë shqetësimet në krahun e djathtë dhe pretendohet gjetja e zëvëndësuesit ideal të Dani Carvajal.

Gjatë karrierës Jonathan Klauss ka përfaqësuar ngjyrat e ekipeve si Arminia Bielefeld apo disa të kategorisë së tretë në Francë dhe arritja deri këtu është një sukses shumë i madh  .  

Sipas portalit të specializuar ‘ Transfermarkt ‘ , vlera në merkato arrin 10 milionë eurot , lehtësisht e përballueshme nga ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ dhe një provë force sepse flitet për një lojtar shumë premtues . 

Për Lensin mund të rezultojë një sukses sepse shitja e Jonathan Klauss mund ti shërbejë për tu përforcuar  pavarësisht se rëndësia e fituar në skuadrën e Frank Haise është shumë e madhe.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy