Është shtyrë ndeshja mes Arsenalit dhe PSV, e vlefshme për Europa League, e planifikuar për tu luajtur të enjten e 15 shtatorit.
Shkak për këtë është bërë vdekja e Mbrëtëreshës Elisabeth II dhe policia nuk merrte përsipër sigurinë.
Ndeshja do të luhet në një datë tjetër, e cila pritet të bëhet e ditur në vazhdim.
“Fundjavën e kaluar dukej se ndeshja do të luhej rregullisht, por autoritetet britanike besojnë se është e pamundur të sigurohet vendosja e duhur e zbatimit të ligjit për shkak të zisë ndaj Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.



