
Armando Sadiku, është larguar nga kampionati spanjoll, aty ku ishte pjesë e Cartagena në La Liga2. Sulmuesi i Shqipërisë, ka bërë një lëvizje të papritur, teksa është prezantuar në Indi, te skuadra e Mohun Bagan. Në sezonin e fundit, Sadiku regjistroi 34 ndeshje të luajtura, ndërsa shënoi edhe tetë gola. Lajmin për transferimin e 32-vjeçarit, e bërë të ditur vetë klubi i Mohun Bagan, nëpërmjet rrjeteve sociale.



