Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në turin e dytë në Conference League, pasi ka kaluar armenët e Ararat Yerevan.
Kuqezinjtë iu falën fitores së parë me shifrat 2-0, për të vazhduar më tej, pasi ndeshja e kthimit sot në Armeni u mbyll në një barazim spektakolar 2-2.
Tetovarët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi shënoi Guri në minutën e 45 dhe një autogol në fillim të ndeshjes.
Megjithatë armenët nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë, me Malakyan, në minutat 49 dhe 79.
Në turin tjetër, Shkëndija do të përballet me skuadrën e Valmiera nga Letonia.



