
E ardhmja e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang me shumë gjasa do të jetë larg ‘’ Emirates Stadium ‘’ duke filluar nga merkatoja e janarit .
Traineri Mikel Arteta i ka vënë gishtin shtatlartit nga Gaboni për të cilin ka shumë rrugë shpëtimi falë karrierës së mrekullueshme që ka zhvilluar pavarësisht se gjatë saj ulje-ngritjet konsiderohen normale. Barcelona , Real Madrid , Atletico Madrid, Milan dhe Inter i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës për 32 vjeçarin i cili do të mbahet mend gjatë në historinë e ‘’ Topchinjve ‘’ sepse eksperienca në Londër i ka mundësuar golashënuesit të kontribojë me 92 gola dhe 21 asiste në 162 ndeshje që prej transferimit në merkaton e 2018-tës por rënia e rendimentit është një fakt i patolerueshëm nga kryeqytetasit të cilët duan të jenë protagonistë në një të ardhme të afërt.
Në lidhje me La Ligan Pierre Emerick Aubameyang gjithmonë është konsideruar një fans i zjarrtë i Real Madridit , fakt që mund të shkaktojë udhëtimin drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ pa harruar as ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ të cilët mund të surprizojnë në çdo moment dhe të firmosin me yllin e Arsenalit .
Këto kandidatura i japin shpresë Pierre Emerick Aubameyangut për të përmirësuar të ardhmen sepse tek Arsenali i ka ditët e numëruara . Sezoni aktual deri në momentin që flasim është shoqëruar me 7 gola dhe 2 asiste në 14 ndeshje por Mikel Arteta kërkon ndryshime në ofensivë për ti ringjitur anglezët në vendin e merituar .



