
Që prej qershorit të 2021-shit kur e përfundoi aventurën në Madrid, Zinedine Zidane ka preferuar ta analizojë me detaje hapin e ardhshëm në pankinë , i cili tashmë pretendohet nga Chelsea .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ po hasin vështirësi dhe fatura e dështimeve i kalon Graham Potterit , trainer të cilit tashmë i është hapur dera e largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
‘’ Zizou ‘’ sigurisht do të mbahet mend gjatë, sidomos për sukseset e arritura me Real Madridin dhe sipas prestigjozes ‘ PlanetaRealMadrid ‘ , pronari Todd Boehly i ka ofruar 15 milionë euro në sezon francezit dhe gjithashtu mbështetjen absolute për të zhvilluar një merkato cilësore.
Kryeqytetasit mendojnë se 50 vjeçari është i duhuri për pankinën por për shërbimet e tij po luftojnë edhe Paris St Germain , Juventusi dhe sidomos ‘’ Galaktikët ‘’, me të cilët la shenjë duke fituar shumë trofe të rëndësishëm përfshirë edhe tre Champions League.



