
Largimi i Sergio Busquets tek Inter Miami natyrisht i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Barcelonës për ta arritur akordin me zëvëndësuesin e tij . Një ndër të preferuarit e Xavi Hernandezit vijon të jetë Martin Zubimendi. Mirëpo situata e rënduar në aspektin ekonomik nuk i lejon momentalisht ‘’ Blaugranëve ‘’ për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ , të cilët shpresojnë t’ia arrijnë qëllimit për 24 vjeçarin, i cili konsiderohet një ndër më të mirët e Primera Division. Së fundmi , spanjolli e rinovoi kontratën me Real Sociedadin deri në 30 qershorin e 2025-sës , skuadër e cila duhet të shpenzojë 60 milionë euro për yllin e bardhebluve. Përpos rëndësisë në skemat e trainerit Imanol Alguacil, insistimi i drejtuesve të ‘’ Azulgranëve ‘’ ia lartëson figurën Martin Zubimendit, për të cilin janë në garë disa pretendentë.



