
Arsenali vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Premier League, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës.
“Topçinjtë” kanë mposhtur me shifrat e thella 4-1 Leeds në transfertë. Dopieta e Martinelli, Saka dhe Smith Roëe, i dhanë fitoren skuadrës së Artetës, që tashmë e sheh veten në vendin e katërt me 32 pikë.
Edhe Juventusi në Serie A është rikthyer te fitorja, pasi ka mposhtur 0-2 Bolognan, falë golave të Morata në minutën e 6 dhe Cuadrado në minutën e 69. Bardhezinjtë ngjiten ne vendin e 6-të me 31 pikë.
Në La Liga, Barcelona vazhdon të shfaqë oshilacione, ndonëse fitoi ndaj Elche. Katalanasit kaluan në avantazh të dyfishtë falë golave të Jutgla në minutën e 16 dhe Gavi në minutën e 19, megjithatë u barazuan sërish, pasi Elche shënoi dy herë brenda 2 minutave, me Tete Morente në minutën e 62 dhe Milla në minutën e 63.
Golin e fitores për skuadrën e Xavi e shënoi Nico në minutën e 85. Barcelona ngjitet kështu në vendin e 7-të me 27 pikë.



