Gjoba dhe pezullime, kërkohet dënim për Agnellin dhe De Laurentiis

Gjoba dhe pezullime, kërkohet dënim për Agnellin dhe De Laurentiis

Prokuroria e FIGC thuhet se ka kërkuar gjoba dhe pezullime për klubet e Serisë A, drejtorët dhe presidentët e përfshirë në fitimet kapitale, e aty janë edhe Andrea Agnelli e Aurelio De Laurentiis.

Klubet e Serie A dhe Serie B, duke përfshirë gjigantët italianë Napoli dhe Juventus, akuzohen për rritje të kostos së lojtarëve gjatë afateve të kaluara të transferimeve.

Mëngjesin e sotëm është mbajtur seanca e parë për këtë çështje, ku Prokuroria Federale ka kërkuar gjoba për klubet dhe pezullime për drejtorët dhe presidentët e tyre.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Prokurori Federal kërkoi një gjobë prej 800,000 euro për Juventusin, si dhe pezullime për presidentin e tyre Andrea Agnelli (një vit), Federico Cherubini (gjashtë muaj e 20 ditë), Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene (tetë muaj) dhe ish-drejtori i bardhezinjve Fabio Paratici (16 muaj e 10 ditë).

Sa i përket Napolit, prokurori kërkoi pezullim prej 11 muajsh e 5 ditësh për presidentin Aurelio De Laurentiis, gjashtë muaj e dhjetë ditë për gruan e tij, djalin Edoardo, vajzën e tij Valentina dhe nëntë muaj e 15 ditë për drejtorin gjeneral të klubit Andrea Chiavelli.

Klubit do t’i kërkohet të paguajë një gjobë prej 329,000 euro. Sampdoria , Empoli dhe Genoa janë klubet e tjera të Serie A të përfshira në gjyq dhe u është kërkuar të paguajnë përkatësisht 195,000, 42,000 dhe 320,000 euro.

Presidenti i toskanëve, Fabrizio Corsi gjithashtu mund të përballet me një pezullim prej 22 muajsh e 15 ditësh. Parma dhe Pisa (Seria B) do të përballen vetëm me gjoba të mundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy