
Dusan Vlahovic mund të vazhdojë karrierën në Premier League, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se sulmuesi serb do të shitet nga Juventusi në merkaton e verës. Interes për lojtarin kanë shfaqur dy klube angleze, Chelsea dhe Manchester United.
Madje këta të fundit thuhet se janë të gatshëm për të paguar 75 milionë euro, për të blerë Vlahovicin. United prej kohësh vuan për një qendërsulmues dhe serbi, shihet si zgjedhja e duhur.
Ndërkohë te Juventusi kanë nisur nga puna dhe e kanë gati zëvendësuesin. Thuhet se bardhezinjtë pëlqejnë sulmuesin italian, Gianluca Sccamaca, i cili është pjesë e West Ham në Premier League. Për italianin, Juventusi duhet të mposhtë konkurrencën e Milanit, pasi interes kanë shfaqur edhe kuqezinjtë.



