
Vedat Muriqi është rikthyer te skuadra e Lazios, aty ku pritet të mos qëndrojë edhe për shumë gjatë.
Sulmuesi i Kosovës ishte pranë kalimit te Club Brugge në Belgjikë, por transferimi dështoi, për shkak të disa problemeve gjatë vizitave mjekësore.
Në këtë situatë, në lojë ka dalë sërish klubi spanjoll, Mallorca, ku sulmuesi luajti i huazuar në sezonin e fundit.
Thuhet se Mallorca ka bërë një ofertë prej 9 milionë eurosh dhe është në pritje të një përgjigje nga drejtuesit e Lazios, e cila do të vijë në ditët e ardhshme.



