Eksperti i futbollit Migen Memelli në lidhje skype me MCN Informacion ka komentuar për atë që po ndodh me serinë A, ku u shpreh se deri në mbylljen e gjysmës së parë të sezonit do kemi 4 skuadra që do luftojnë për titullin kampion.
Ai tha se duhet ti shohim këto skuadra në përballje me njëra tjetrën për të bërë dhe një balancë, ndërsa theksoi se Interin e sheh një skuadër që do vazhdojë të dominojë.
Vendi i parë deri te i dhjeti nuk është se ka shumë diferenca. Por ajo që besoj është se do filloj gradualisht të bëjë këtë ndarjen e skuadrave dhe gjykoj se deri në mbylljen e gjysmës së parë të sezonit do kemi 4 skuadra që do luftojnë për titullin kampion. Gjykoj Milan, Inter dhe Napoli kanë luajtur me potencial më të madh se Juventusi.
Në raport me Milanin, Interin dhe Napolin që kanë lojtarë më me tepër eksperiencë do e kenë më të lehtë asimilimin e javëve dhe shpalljen e titujve kampion. Por gara do të jetë e fortë dhe them se do jenë vetëm 4 skuadra që do luftojnë për titullin kampion.
Juventusi nuk është një ekip i brishtë është një skuadër që nuk ka pësuar humbje këtë sezon, ajo që dua të besoj është që Juventus të përmirësojë dhe pse s’kemi parë shumë përballje në derbi duhet ti shohim në një përballje me njëra tjetrën për të vendosur një peshore balancë. Besoj se Interi është skuadra që do vazhdojë të dominojë, do jetë një skuadër që nuk do ketë probleme.



