
Sezoni i mrekullueshëm i Bernardo Silvas me Manchester City-n, skuadër të cilës i mbetet për të zhvilluar edhe finalja e Champions Leagues kundër Interit , e ka shëndërruar në një prioritet absolut për Paris St Germain.
Gjatë merkatos se verës tek ‘’ Les Pariziens ‘’ priten transferime të bujshme dhe sipas L’Equipe, drejtuesit e francezëve e konsiderojnë zëvëndësuesin ideal të Lionel Messit.
Drejtori sportiv Luis Campos po punon intensivisht për ta transferuar mesfushorin në ‘’ Parque de Prince ‘’, i konsideruar opsioni B nëse ‘’ La Pulga ‘’ do të largohet nga kampionët në fuqi të Ligue 1 gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë, edhe Barcelona prej shumë kohësh shpreson në arritjen e akordit me ishi-n e Monacos , por duhet theksuar se spanjollët vijojnë të kenë probleme në aspektin ekonomik dhe ky fakt në njëfarë mënyre favorizon Paris St Germain për ta rikthyer në Francë.
Kontrata e Bernardo Silvas me Manchester City-n skadon në 2025-sën dhe klauzola e prishjes së saj i kalon 8 milionë eurot. Një tjetër fakt shumë i rëndësishëm është se edhe Neymar nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek kryeqytetasit , një ndër lojtarët më të paguar dhe njëkohësisht kyç në 11-shen e Christophe Galtier.



