
Pretendentët për Kevin De Bruyne janë shtuar me kalimin e kohës.
Pas disa ekipeve nga Major League Soccer dhe Arabia Saudite, është River Plate, drejtuesit e të cilit tashmë kanë hyrë në garë për ta transferuar në ‘’ El Monumental ‘’.
Cilësitë dhe eksperienca mbi supe përbëjnë një avantazh për mesfushorin, i cili ka lënë gjurmë në çdo ekip dhe tashmë tifozeria e zjarrtë e kryeqytetasve ka filluar të entuziazmohet.
33 vjeçari e ka potencialin për tu përfaqësuar denjësisht, për të cilin ekipet në fjalë do ta kenë të vështirë të rivalizojnë me ato të Arabisë Saudite.
Në vitet e fundit shumë lojtarë janë bindur për arsye të ofertave të bujshme dhe rasti i Kevin de Bruyne nuk mund të jetë një përjashtim.
Pas dhjetë sezoneve tek Manchester City, ishi i Chelseat mund të bëjë gati valixhet në fundin e aktualit, pikërisht në qershor, muaj në të cilin i përfundon kontrata me ‘’ Qytetarët ‘’.
3 gola dhe 6 asiste në 24 sfida është kontributi i nxënësit të Pep Guardiolas deri më tani, një ndër më cilësorët në pozicionin ku aktivizohet.



