Manchester United, tjetër opsion për mesfushën

Manchester United, tjetër opsion për mesfushën

Si në çdo merkato tjetër edhe në atë të janarit Manchester United pritet të jetë një ndër protagonsitët.

Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt vijon të jetë shqetësim, të cilit do të mundohen ti japin zgjidhje drejtuesit gjatë kësaj periudhe. 

Mesfusha ka marrë fokusin kryesor nga Ruben Amorim, i cili po jep maksimumin, edhe pse rezultatet i ka në disfavor. 

Morten Hjulmand është shëndërruar në objektivin e portugezit, pjesë e Sporting Lisbonës. 

Danezi është kapiteni i kryeyqtetasve, determinant në ecurinë e tyre. 

Thuhet se presidenca e lideruar nga Joel dhe Avram Glazer do të ofrojë rreth 60 milionë euro për ishi-n e Lecces, klauzola e të cilit arrin 80 milionë eurot. 

Në fakt ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë nevojë për tu përforcuar në çdo repart, me objektivin e arritjes përsëri tek titujt, edhe pse do të jetë jo e lehtë. 

Ndërkohë, edhe Juventusi bashkë me Tottenham Hotspurin do të rivalizojnë ashpër me 20 herë kampionët e Premier Leagues, të cilët nëse i referohemi aspektit ekonomik përbëjnë një kërcënim për çdo rival. 

Një ndër pikat e forta të 26 vjeçarit është se mund të adaptohet në çdo pozicion të mesfushës, fakt i cili i jep një lloj avantazhi gjatë sfidave. 

Mirëpo, çdo gjë do të varet edhe nga kërkesat e trainerit të Sporting Lisbonës Rui Borges, i cili nëse nuk e shikon të nevojshëm largimin e Morten Hjulmand nga ‘’ Jose Alvalade ‘’, drejtuesit e anglezëve mund të mos e arrijnë objektivin. 

Gjithsesi, interesi i Manchester United thekson një vlerësim për çdo lojtar, klub i cili mbetet një ndër më të pasurit në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy