Gazetari i sportit Driton Latifi, për ndeshjen polemike mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila u ndërpre në minutat e fundit pasi futbollistët e Kosovës braktisën sfidën duke kontestuar koret raciste në shkallët e stadiumit, kërkon ndërhyrjen e zëvendëspresidentit shqiptar të UEFA-s, Armand Duka.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai tha se brenda fushës së lojës ka pasur një lojë shumë të mirë të kombëtares së Kosovës.
Situata u përkeqësua me provokim në minutat e fundit dhe më tej me huliganët rumun me thirrje raciste.
Kjo ka të bëjë edhe me një ndeshje të para një viti, ndaj u cilësua nga UEFA si ndeshje me rrezikshmëri të lartë.
Edhe një barazim nuk do ishte keq, por duhen dëgjuar problematika të tjera.
Ndoshta ndonjë veprim që mund të duket më ekstrem, duhet trajtuar deri në fund. Në raport cilësohet si veprim diskriminues bërja e shqiponjës.
Të bëhet një raport nga delegati i ndeshjes se veprimi i tregimit të shqiponjës shkakton dëm ndaj dikujt, është kulm.
Ndaj duhet të kenë parasysh se në UEFA ka një zëvendëspresident shqiptar që të hapë sytë më tepër mbi gjithë sa ka ndodhur.
Nëse një delegat malazes i ndeshjes një veprim kombëtar si shqiponja, e konsideron si fyerje, zëvendëspresidentit shqiptar të UEFA-s duhet t’i dëgjohet zëri.
Nuk duhet të jetë atje vetëm për të mbajtur postin. Federata e Kosovës dhe ajo rumune janë në procedim disiplinor, deri të mërkurën do të mblidhen faktet dhe do të ketë një komision që do i shqyrtojë.
Që kur hymë në tribuna kishte flamuj serbë, të cilat ishte thënë se nuk do të lejoheshin.



