Skënderbeu mbyll merkaton me një brazilian, firmos mesfushori 22-vjeçar

Skënderbeu mbyll merkaton me një brazilian, firmos mesfushori 22-vjeçar

Skënderbeu ka mbyllur merkaton me një mesfushor brazilian. Klubi korçar ka njoftuar firmën me Bruno Ritter.

Klubi bardhekuq ia doli ta federojë futbollistin në limitet e merkatos, duke i dhënë kështu një tjetër përforcim Memellit, i cili gjatë fazës përgatitore tha se kishte nevojë për afrime në mesfushë.  

Mesfushori i cili vjen në Korçë pas eksperiencës në Bahrejn me Al-Muharraq ka firmosur me Skënderbeun një kontratë 2-vjeçare.

22-vjeçari ka dalë si futbollist nga akademia e klubit të njohur brazilian Vasco Da Gama me të cilët ka debutuar edhe në Serinë A braziliane duke u aktivizuar në dy ndeshje gjatë vitit 2018.

Ritter pritet të shtojë konkurrencën në mesfushë dhe t’i japë një ndihmë të madhe trajnerit Memelli për sezonin e ri, ku prishtmëritë janë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy