Arsenali sfidon Barcelonën për Tielemans

Arsenali sfidon Barcelonën për Tielemans

  Dyshja Jordi Cruyff dhe Mateu Alemany prej kohësh kanë filluar tratativat për të transferuar Youri Tielemansin në ‘’ Camp Nou ‘’.

Barcelona s’do ta ketë edhe aq të lehtë sepse edhe Arsenali e pëlqen shumë belgun, i përzgjedhuri i Mikel Artetas , sipas ‘ Calciomercatos ‘.

 ‘’ Topchinjtë ‘’ janë të vetëdijshëm se 25 vjeçari konsiderohet ndër më të mirët e Premier Leagues aktualisht , pavarësisht se në Botërorin e Katarit nuk pati shumë fat pasi Belgjika u eleminua nga faza e grupeve.

Megjithatë ky fakt nuk ka ndikuar aspak tek londinezët, të cilët synojnë të mposhtin katalanasit dhe të sigurojnë qëndrimin e ishi-t të Anderlechtit në ishull.

Duhet theksuar se Youri Tielemans konsiderohet plani B i spanjollëve pas dështimit me Martin Zubimendin , pilar i mesfushës së Real Sociedadit , i cili rinovoi me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ deri në 2027-tën duke e pamundësuar tentativën e ish kampionëve të La Ligas dhe jo vetëm.

Xavi Hernandez është një ekspert në lidhje me këtë rol për arsye të së kaluarës dhe e konsideron lojtarin e ‘’ The Foxes ‘’ një protagonist në të ardhmen tek Barcelona, nëse drejtuesit e saj do ta fitojnë sfidën me ato të ‘’ The Gunners ‘’ për Youri Tielemans.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy