Akuza për trukim për ndeshjen hapëse të Botërorit

Akuza për trukim për ndeshjen hapëse të Botërorit

Botërori do të startojë këtë të diel, me ndeshjen hapëse që është programuar të jetë ajo mes Katarit dhe Ekuadorit.

Kur duhen edhe dy ditë nga fillimi i ndeshjes, në internet kanë shpërthyer akuza për trukim. Gazetari arab, Amjad Taha, nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij, shkruan se ndeshja është trukuar dhe do të fitojë Katari me rezultatin 1-0, ndërsa shton se organizatorët e Botërorit kanë paguar 7.4 milionë dollarë, për të blerë lojtarët ekuadorianë.

 “Katari korruptoi 8 lojtarë të Ekuadorit me 7.4 milionë dollarë për të humbur ndeshjen hapëse (1-0, gol në pjesën e dytë). Pesë të brendshëm nga Katari dhe Ekuadori e kanë konfirmuar. Shpresoj të jetë gënjeshtër. Shpresoj ta shpërndajmë këtë dhe të ndikojmë te rezultati. Bota duket ta kundërshtoje korrupsionin e FIFA-s”, shkruan Amjad Taha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy