
Gjatë merkatos së verës Juventusi mendohet se do të jetë një protagonist absolut referuar Serisë A.
Drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ janë të ndërgjegjshëm se duhet të japin maksimumin sepse në çdo sezon synohen titujt.
Me Luciano Spallettin në stol entuziazmi ndihet tek italianët por paraprakisht duhet të transferohen elementët e duhur në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Referuar mesfushës ishi i Romës ndër të tjerë ka spikatur Ilaix Moriban, i cili ka bërë diferencën tek Celta Vigo.
Sipas ‘ Tuttosport ‘, negociatat ndërmjet palëve janë në një fazë të avancuar, për të cilin presidenca e Leipzigut shpenzoi rreth 16 milionë euro në 2021-shin.
Njohja e La Ligas e bëri që të hedhë hapa të sigurtë përpara si me Valencian, Getafen dhe së fundmi me bardhekaltërit, me të cilët u aktivizua edhe në Europë.
Me kalimin e kohës presidenti Marian Mourino ia rinovoi kontratën deri në 2029-tën afrikanit por interesi i ish rekordmenëve të Scudettos mund t’ia ndryshojë destinacionin.
Illaix Moriba shquhet si një lojtar polivalent dhe ky aspekt i jep një lloj avantazhi gjatë sfidave.
Falë besimit të dhënë nga traineri Caludio Giraldez lojtari i lindur në Conakri ka shpalosur potencialin në një ndër ligat më të rëndësishme të Europës dhe gjithashtu në Europa League.



