Sabitzer: E kam pasur ëndërr të luaja me Bayern Munich

Sabitzer: E kam pasur ëndërr të luaja me Bayern Munich

Marsel Sabitzer bëri një lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, teksa u largua nga Leipzig, për të kaluar te rivalët e Bayern Munich. Mesfushori austriak ka folur së fundmi për këtë lëvizje, duke thënë se ka qenë një ëndërr e tij që në fëmijëri për të veshur fanellën e bavarezëve.

Ka qenë një ëndërr e hershme e imja, që të vishja fanellën e Bayern Munich dhe tani është bërë realitet. Kam ardhur në klubin më të madh gjerman dhe nga më të mëdhenjtë në botë, ndaj mezi pres të jap kontributin tim në fushën e lojës.

Te Leipzig u rrita, u bëra titullar dhe së fundi mbajta edhe shiritin e kapitenit, ndaj do të jetë shumë emocionuese të rikthehem e të luaj para tifozëve që më kanë mbështetur kaq shumë gjatë viteve të fundit. Nuk do të jetë e lehtë të luaj titullar te Bayern, pasi aty ka lojtarë si Kimmich, Goretzka e Muller, por jam gati të bëj më të mirën kur të më jepet mundësia.”, u shpreh Sabitzer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy