
Amir Abrashi, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka ndërruar skuadrën këtë merkato janari. 30-vjeçari ka lënë Freiburg-un në Bundesligë për të kaluar te Bazel.
Zviceranët e kanë marrë futbollistin për pjesën e dytë të sezonit, ndërsa qëllimi i Abrashit është të gjejë më shumë minuta, për t’u rikthyer më pas sërish në Bundesligë.
Për Abrashin kjo nuk është aventura e parë në Zvicër, pasi më herët ka luajtur për Grasshopers, Uinterthur dhe Bishofz, ndërkohë që me Freiburg në Gjermani ishte prej vitit 2015.



