“Për Interin mendojmë më vonë”, Pioli: Jemi në grupin më të vështirë, por s’ka justifikime

“Për Interin mendojmë më vonë”, Pioli: Jemi në grupin më të vështirë, por s’ka justifikime

Milani luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa pret në shtëpi portugezët e Porto, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Kuqezinjtë mbajnë vendin e fundit në grup, me 0 pikë dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar më pas edhe të kualifikimi për më tej.

Në prag të sfidës së nesërme, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili tha se skuadra e tij duhet të bëjë një lojë njëjtë si në Serie A. Për derbin ndaj Interit në fundjavë, Pioli u shpreh se për këtë sfidë, do të mendojnë pas ndeshjes së nesërme në Champions.

“Nesër do të jemi përballë Portos, duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë lojën tonë siç dimë të bëjmë në Seria A. Kemi fatin e keq që kemi rënë në grupin më të vështirë, por justifikime nuk duhet të nxjerrim.

Kapacitetin e kemi por na mungon pak fati, duhet të reduktojmë dhe gabimet. Ndodhemi në vendin e fundit me zero pikë dhe kjo gjë na shqetëson shumë, nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të shtrëngojmë dhëmbët dhe të bëjmë maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur.

Asgjë s’ka mbaruar ende dhe ne do e provojmë deri në fund. Kemi shumë për të rregulluar dhe do të tentojmë ta nisim që nesër ndaj Portos, më pas do të mendojmë për derbin ndaj Interit të dielën sepse e dimë se çfarë na pret”, u shpreh Pioli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy