Kampione e Evropës në xhudo, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Kampione e Evropës në xhudo, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, u shpall kampione e Evropës, në kategorinë 52 kilogramë. Krasniqi i mahniti të gjithë në Kampionatit Europian të xhudos, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Sportistja nga Kosova, ia doli të mposhtë në finale italianen, Odette Giuffrida. Gjithashtu, xhudistja nga Peja, në gjysmëfinale kaloi me sukses, spanjollen Ariane Toro Soler.

Krasniqi kthehet nga Europiani, me medaljen e artë, duke konfirmuar veten si një nga sportistet më të suksesshme në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy