Walter Mazzarri është trajneri më i ri i Napolit. Pas largimit të Rudi Garcia, zyrtarizimi për të cilin ende mungon, kampionët e Italisë kanë zgjedhur timonierin e ri.
Drejtimi i skuadrës i është besuar një njohje të vjetër, pasi Mazzarri ka drejtuar napolitanët edhe në të kaluarën.
62-vjeçari drejtoi Napolin nga viti 2009 deri në vitin 2014, kur u largua dhe më pas mori drejtimin e Interit, për të vazhduar më pas te Watford, Torino dhe tani sërish te Napoli.
Zyrtarizimi i trajnerit Mazzarri, është bërë nga vetë klubi i Napolit.



