Ishte arritur marrëveshja, ndërsa tani ka ardhur edhe zyrtarizimi. Granit Xhaka është lojtari më i ri i Bayer Leverkusen. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, që ka njoftuar afrimin e mesfushorit shqiptar. Leverkusen bën të ditur se Xhaka ka firmosur kontratën deri në vitin 2028. Pasi vendosi ta largohej nga Arsenali, pjesë e të cilëve ishte prej 7 sezonesh, tashmë mesfushori do të vazhdojë karrierën në Bundesligë, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Borussia M’Gladbah. Për shërbimet e Xhakës, Leverkusen do të paguajë në arkat e Arsenalit rreth 25 milionë euro. Gjatë aventurës me Arsenalin, futbollisti 30-vjeçar regjistroi 297 ndeshje, shënoi 23 gola dhe dhuroi 29 asiste. Në Londër ai fitoi katër trofe: dy herë FA Cup dhe po kaq herë Superkupën e Anglisë.



