
Koha kalon dhe rendimenti i mesfushorit Florian Wirtz vijon të impresionojë skuadrat e elitës.
Gjermani ka tërhequr vëmëndjen e katër gjigandëve të kampionateve respektive dhe kontinentit të vjetër si Barcelona , Bayern Munchen , Liverpool dhe Manchester City.
Nëse i referohemi ‘’ Los Cules ‘’ , traineri Xavi Hernandez e vlerëson për potencialin dhe gjithashtu adaptimin në disa pozicione të ofensivës, fakt që mund të përbëjë një avantazh për ofensivën e tyre në të ardhmen.
As bavarezët nuk mbesin pas për arsye se në vijimësi traineri Thomas Tuchel do ti japë prioritet transferimit të talentëve në ‘’ Allianz Arena ‘’ , për të vijuar dominimin në Bundesligë dhe zgjerimin e suksesit edhe në kompeticionet europiane.
Ndërsa tek ‘’ The Redsat ‘’ siç dihet nevoja për tu përmirësuar në mesfushë është shumë e madhe dhe 20 vjeçari mund të bëjë diferencën në 11-shen e të besuarve të bashkombasit Jurgen Klopp.
Megjithatë, duhet patur kujdes nga Manchester City, skuadër shumë e frikshme në çdo merkato , e cila drejtohet nga një ndër më të mirët në botë siç është Pep Guardiola, trainer që karakterizohet për shpirtin luftarak, i cili e konsideron një vlerë të shtuar talentin e ‘’ Aspirinave ‘’, në një ekip të përbërë nga yje, i cili fitoi gjithçka në sezonin e shkuar.



