Liverpool synon Stefan De Vrij

Liverpool synon Stefan De Vrij

Dëmtimet e njëpasnjëshme të qëndërmbrojtësve si Joe Gomez dhe Virgil Van Dijk i kanë krijuar shumë probleme Liverpoolit në fazën defensive. Kjo situatë nuk i pëlqen aspak trainerit Jurgen Klopp i cili  ka preferuar të mos  qëndrojë duarkryq  dhe ka mundur të spikasë objektivin e rradhës .   Flitet per Stefan De Vrij , niveli i të cilit në rradhët e Interit ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të ‘’ The Redsave ‘’ dhe kanë menduar të nisin ofensivën për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë verës .  

Sipas ‘’ Express ‘’   gjigandët e Premier Leagues tentuan të përfitonin shërbimet e 29 vjeçarit   në merkaton e 2018-tës  por aktualisht perspektiva ka ndryshuar shumë për shkak se zikaltërit vuajnë problematika të mëdha në aspektin ekonomik  të cilat automatikisht e mbajnë të hapur këtë çështje . Sipas parashikimeve të bëra nga ekspertët brenda klubit 18 herë kampionët e Serisë A duhet të rikuperojnë një shifër të majme që arrin 130 milionë eurot  deri në datën 30 qershor për të evituar penalizimet e mëtejshme  dhe shitja e elementëve cilësorë të Antonio Contes perceptohet si domosdoshmëri .   

Ky plan shikohet si goditja e duhur nga Interi sepse për më tepër do të siguronte qëndrimin e referentit kryesor të sulmit Romelu Lukaku sepse largimi i belgut nga ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ do të konsiderohej një autogol i pafalshëm nga  drejtuesit e tyre .  Për sa i përket  Liverpoolit ,  anglezët janë të gatshëm të ofrojnë nga 50-55 milionë euro  por Interi i mbetet besnik përcaktimit të shifës për ish-in e Lazios që i kalon 60 milionë eurot. Fjalën e fundit do ta ketë merkatoja e verës dhe nëse bëhet fjalë për përforcime Jurgen Klopp ka treguar se gjithmonë i ka idetë fikse dhe nuk dorëhiqet lehtë deri në plotësimin e dëshirave .

I konsideruar si një prej të preferuarve të trainerit nga Lecce në mbrojtjen zikaltër  gjatë sezonit aktual Stefan De Vrij e ka shoqëruar një rendiment i shkëlqyer në fushë sepse është aktivizuar në 36 takime  në të cilat ka shënuar edhe 1 gol  por problemet në aspektin financiar me shumë gjasa  do ta detyrojnë Interin të heqë dorë nga një prej pikave më të forta gjatë merkatos .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy