
Kanë nisur sot në Pyeongchang të Koresë së Jugut Lojërat Olimpike Dimërore.
Dy ekipet olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës kanë parakaluar të ndara në ceremonin e hapjes së këtyre lojrave, por brenda ambjenteve të stadiumit olimpik ato janë bërë bashkë.

Dy ekipet kanë realizuar edhe një foto së bashku para nisjes së ceremonisë, për të treguar se edhe pse të ndarë në dy ekipe, me zemër janë bashkë.

Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të përfaqësohen me dy skiator: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli.
Ndërkohë, Kosova përfaqësohet nga me garuesin e vetëm, skiatorin Albin Tahiri.




