
Ekipi kombëtar i fitnesit dhe bodybuilding mori pjesë në Kampionatin Ballkanik, të zhvilluar më 28–29 mars në Stamboll, Turqi.
Katër sportistët shqiptarë u paraqitën denjësisht, duke arritur rezultate të larta: 3 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.
Medalisti i artë Dion Haxhiaj, së bashku me trajnerët Klejdi Qemali dhe Seldjan Cani, për “MCN Informacion” ndanë emocionet e garës dhe suksesit të arritur.
Dion Haxhiaj:
Ky vlerësim për mua është rezultat i punës sime, të cilën e kam bërë me korrektësi gjatë gjithë kohës në këtë sport.Ndihem shumë i nderuar. Ishte një emocion i paharrueshëm që përjetova në Kampionatin Ballkanik.
Klejdi Qemali:
Rezultatet flasin vetë. Me vetëm katër sportistë arritëm të marrim këto rezultate.
Si federatë dhe si trajnerë jemi tepër të kënaqur.
Synimi ynë është gjithmonë vendi i parë.
Në një kampionat të tillë, me pjesëmarrje nga i gjithë Ballkani, këtë herë të gjithë ishin shumë të përgatitur.
Seldjan Cani:
Është kënaqësi të shohësh që djemtë po e vijojnë këtë sport dhe po rriten dita-ditës.Kampionati Ballkanik në Turqi këtë vit kishte shumë konkurrencë dhe jemi të kënaqur me paraqitjen e Dionit.



