
Mbrojtësi Stefan De Vrij mund të largohet nga Interi, pas përfundimit të këtij sezoni. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësit holandez i përfundon kontrata vitin e ardhshëm dhe ende nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin.
Mbrojtësi mund të jetë një nga të sakrifikuarit në merkaton e verës nga drejtuesit e Interit, për të investuar më pas në një tjetër lojtar.
De Vrij në ndeshjet e fundit nuk ka treguar një formë të mirë dhe kjo mund t’i shtyjë drejtuesit ta largojnë në verë, ku interesimet nuk mungojnë.



