
I ndodhur në një vështirësi ekonomike pasi po vuan një dëm prej 20 milionë eurosh, Napoli vijon shqyrtimin e ofertave në drejtim të lojtarëve më të rëndësishëm . Manchester United ka trokitur në derën e ‘’ Azurrëve ‘’ për tu vënë në dijeni mbi situatën e mbrojtësit Kalidou Koulibaly që pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskajer. ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ e vlerësojnë francezin për arsye të paraqitjeve në sezonet e fundit të cilat e kanë përfshirë në listën e më të mirëve të Serisë A dhe sipas ‘’ Gazzetta .it ‘’ kanë ofruar 30 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Por oferta e anglezëve është refuzuar nga Aurelio De Laurentis i cili ka deklaruar se nuk mendon ta lërë të lirë për më pak se 50 milionë euro .
Motivi i refuzimit është shumë i qartë sepse Napoli e konsideron një pilar të çmuar të prapavijës dhe gjithashtu vlerësohet shumë nga traineri Luciano Spalletti. Një fakt tjetër shumë domethënës është se 30 vjeçari mbetet lojtari më i paguar i napoletanëve me 11 milionë euro në sezon , shifër e cila në bazë të performancës së franko-senegalezit është plotësisht e justifikuar . Megjithatë duke ditur se Manchester United është një ndër klubet më të fuqishëm në aspektin ekonomik nuk besohet se do të dorëhiqet sepse traineri norvegjez kërkon domosdoshmërisht transferimin e Kalidou Koulibaly në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ .
Nëse i referohemi urisë për sukses të Manchester United e ndërthurur kjo me cilësitë impresionuese të ishi-t të Genkut dilet në konkluzionin se në çdo moment britanikët mund të shfaqen përsëri për të shkuar drejt finalizimit të kësaj dëshire të hershme . Në aspektin e përgjithshëm 20 herë kampionët e Premier Leagues zhvilluan një sezon pozitiv të cilin e konkluduan me vendin e dytë në kampionat dhe arritjen deri në finale të Europa Leagues ku fatkeqësisht u eleminuan nga pika e 11- metërshave nga Villareali .
37 ndeshjet me ‘’ Il Partenopei ‘’ ishin konfirmimi i një tjetër sezoni të shkëlqyer në karrierë që me kalimin e kohës i shton pretendentët për nxënësin e Luciano Spalletit .



