
Mesfushori Jude Bellingham momentalisht është një ndër lojtarët më të pretenduar në arenën europiane .
Anglezi po magjeps me lojën e zhvilluar dhe tanimë drejtuesit e Borussia Dortmundit kanë filluar të fërkojnë duart.
19 vjeçari ka treguar një profesionalizëm për tu marrë shembull dhe sipas ‘’ The Sun ‘’ , Chelsea e ka dhënë sinjalin i pari duke i ofruar 113 milionë euro ‘’ Verdhezinjve ‘’.
Një shifër e tillë konsiderohet shumë tunduese , për një ndër lojtarët më premtues i cili parashikohet se do të jetë ndër më të mirët në qarkullim në vitet e ardhshme.
Kalimi nga Birminghami në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ kundrejt 25 milionë eurove ishte piknisja e një rruge drejt suksesit dhe në fakt në të kaluarën Jude Bellingham u tentua edhe nga Real Madridi dhe Manchester United por rasti konkret meriton patjetër të merret në konsideratë sepse oferta e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ është e vështirë për tu refuzuar .
Natyrisht interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe 20 herë kampionëve të Premier Leagues krijojnë një lloj impakti por ekipi i Graham Potterit është pa dyshim favorit për ta transferuar perlën angleze në ‘’ Stamford Bridge ‘’.



