Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet ndeshja e kthimit mes boshnjakëve të Zrinjski dhe Tiranës, e vlefshme për turin e dytë në Conference League.
Ndeshja e parë në “Air Albania”, u mbyll me avantazhin minimal të miqve, ndërsa kampionët e Shqipërisë besojnë te kualifikimi më tej dhe do të kërkojnë përmbysjen.
Pak minuta para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të skuadrave. Te Tirana, Shehi ka rikthyer formacionin e ndeshjes së parë me Dudelange, me De Silva në majën e sulmit.
FORMACIONET ZYRTARE:



