Triumfi i Partizanit, Behari: Suksesi në derbi tregon kthesë të madhe, fitoi qytetin

Triumfi i Partizanit, Behari: Suksesi në derbi tregon kthesë të madhe, fitoi qytetin

Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për derbin e fituar nga Partizani ndaj Tiranës.

Behari deklaroi se Partizani fitoi qytetin, ndërsa shtoi se rikthehen te rezultatet pozitive dhe këtë e bëjnë në derbi.

Ishte një atmosferë e shkëlqyer, në fushë dhe tribuna. Ishte vitrina e futbollit shqiptar. Partizani vazhdon me bilancin pozitiv në derbi. Partizani rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat. 3 pikë që vijën në derbi. Fitoi qytetin. Ishte lojë me ritëm dhe e kënaqshme. Lojë me duele të fituara më shumë nga Partizani.

Skuadrat u sollën në fushë, ashtu si na kanë mësuar në këtë kampionat. Partizani e nisi mirë ndeshjen, por u godit nga një kundërsulm i Tiranës. Forca e Partizanit u tregua në kthimin e rezultatit. Mbajti topin më shumë në zotërim dhe jo vetëm. Rezultati anoi nga Partizani. Barazimi shpjet, bëri që Partizani të mos ketë shumë problematika. Tregon një kthesë të madhe fitimi i derbit, në vazhdimësinë e kampionatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy