Ulja në stol e Strakoshës, trajneri i Lazio-s: Reina po kalon një formë të shkëlqyer

Ulja në stol e Strakoshës, trajneri i Lazio-s: Reina po kalon një formë të shkëlqyer

Trajneri i Lazio-s Simone Inzaghi në përfundim të ndeshjes së fituar 2-0 kundër Napolit ka folur edhe për portën, pozicion ku tashmë Thomas Strakosha nuk është i padiskutueshëm pasi Pepe Reina po kalon një super formë.

Sipas Inzaghit shkak për rrotacionin është bërë koronavirusi, që preku portierin e kombëtares shqiptare, ndërsa shton se tani nuk është e drejtë që spanjolli të ulet në stol, pasi po kalon një formë të shkëlqyeshme. Gjithsesi trajneri i Lazio-s pohon se momenti i Strakoshës do të vijë sërish.

“Duhet të jem i sinqertë, Reina po paraqitet vërtet mirë. Në të njëjtën kohë, Thomas Strakosha sapo kishte kaluar COVID-in dhe unë u nxitova që e aktivizova pa u stërvitur mjaftueshëm, ishte faji im.

Momenti i tij do të vijë, ai na ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera në 4 vitet e fundit, por tani Pepe është në një formë të shkëlqyeshme dhe nuk do të ishte e drejtë ta ulja në stol në këtë moment. Ai e ka fituar vendin e tij,”- u shpreh Inzaghi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy