Josa: Me Egnatian ishte ndeshje me dy fytyra, synimi i Vllaznisë është vendi i parë

Josa: Me Egnatian ishte ndeshje me dy fytyra, synimi i Vllaznisë është vendi i parë

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes, që skuadra e tij do të luajë me Kastriotin.

Josa tha se ndeshja me Egnatian ishte me dy fytyra, ndërsa shtoi se kampionatin me probleme me mbaruan dhe me probleme e fillojnë, duke iu referuar dëmtimeve.

Tekniku i kuqebluve, u shpreh se synimi i Vllaznisë, është vendi i parë në renditje dhe të ecin më tej në Kupën e Shqipërisë.

Ne kemi për detyrë që t’i ambientohemi organizimit të kampionatit. Nuk dua të dal në analizë të dy ndeshjeve. Të dyja kanë pasur natyra komplet të ndryshme me njëra-tjetrën. Sidomos ndeshja me Tiranën dhe ndeshja me Egnatian. Më intereson shumë problemi se si do të zhvillohet ndeshja e nesërme, duke pasur parasysh morali i skuadrës, duke pasur parasysh impenjimin e tyre.

Them kështu sepse janë ndeshje kampionati dhe pa kthim mbrapa. Kjo është gjëja më e rëndësishme që na intereson ne. Pavarësisht rezultatit të keq, negativ që morëm me Egnatian, që për mua ishte ndeshje me dy fytyra. Me probleme e mbaruam kampionatin dhe me probleme po e fillojmë. Kur them me probleme e kam fjalën për ata lojtarë që nuk na u rikuperuan në kohën e duhur. Kujtuam që do të kishim dhe Latifin në gjendje për vazhdimësi dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Me ekipin është punuar. Që të punohet për ngritjen e moralit të një skuadre duhet të jemi të gjithë bashkë. Duhet të jemi duke filluar që nga drejtuesit e skuadrës, duke filluar që nga drejtuesit teknik të skuadrës, duke filluar që nga lojtarët.

Në radhë të parë i uroj suksese Ardit (Ardian Mema) në këtë rifillim të vonshëm të tij. E kam dhe mik. E kam dhe shok. E kam pasur bashkëlojtar. Ardi ka nisur futbollin, ka ardhur në skuadrën e parë kur ne filluam të iknim nga skuadra. Kam respekt të veçantë për të dhe për të ndjerin, të atin e vet. I uroj suksese për vazhdimësinë. Ardi e ka treguar veten edhe me Tiranën që edhe kur ka qenë trajneri i Tiranës, ka treguar që është i aftë për këtë punë.

Unë nuk shkoj me llogari afatgjata. Klubi ka disa objektiva. Ne nuk duhet të shkojmë duke parë shumë larg, sepse në futbollin shqiptar, jo vetëm Vllaznia, janë shumë gjëra që ndryshojnë nga java në javë. Duhet të fokusohemi patjetër te ndeshja me Kastriotin.

Objektivat e klubit janë të jemi në vend të parë të klasifikimit dhe të vazhdojmë dhe për Kupën. Prandaj thashë që çdo ndeshje na sjell problematikën e vetë, sepse ne nëse do të kishim kapur një rezultat më të mirë me Egnatian, tani do të flisnim ndryshe. Gjë që nuk duhet ta bëjmë.

Josa mohoi të ketë pasur kontakte me drejtues të Dritës, teksa emri i tij u lidh me këtë skuadër.

Interesim nga Drita? Unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Unë respektoj ekipin aktual që jam. Kam një kontratë me të. Nëse ka interesim, sepse kur ka interesim për një person në skuadër, qoftë trajner, qoftë pjesëtar i stafit, qoftë lojtar, duhet ta respektosh. Të respektosh interesimin që kanë klubet e tjera karshi teje, por është një problem që unë nuk mendoj shumë për atë punë. Unë mendoj për punën time këtu. Nga klubi i Dritës unë nuk njoh. Unë njoh vetëm nga Prishtina që kam punuar dy vite atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy