Joao Felix zbulon të ardhmen

Joao Felix zbulon të ardhmen

Besohet se shumë shpejt rruga e Joao Felix me Atletico Madridin do të ndahet .

Portugezi u transferua në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ në verën e 2019-tës por aktualisht marrëdhënia me Cholo Simeonen vijon të përkeqësohet  , fakt i cili ia ka qartësuar idetë , të cilat lidhen me qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Ishi i Benfikës ndihet shumë komod tek Chelsea dhe sipas ‘ As ‘ në kampin e kryeqytetasve është vënë re një pakënaqësi ndaj luzitanit duke e bërë gati të pamundur qëndrimin tek spanjollët.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ tashmë do të pretendojnë rikuperimin e investimit të bërë në të kaluarën , për një lojtar që konsiderohej se do të ishte ndër referentët kryesorë të kësaj skuadre në repartin e avancuar.

Në lidhje me  sezonin aktual , Atletico Madridi pas shumë vitesh çuditërisht i tha lamtumirë Champions Leagues në fazën e grupeve , fakt që evidentoi edhe njëherë se konkurrenca sa vjen edhe ashpërsohet , në Spanjë dhe në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy