
Blagoja Todorovski, nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Maqedonasi mbyll aventurën me durrsakët, pjesë e të cilave ka qenë prej 3 sezonesh. Me Teutën, Todorovski, fitoi një titull kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.
“Faleminderit Teutës, presidentit dhe çdo kujt që ka qenë pjesë e aventurës së mrekullueshme 3-vjeçare. Dua ta mbyll sezonin me këto fjalë dhe i uroj të gjithëve fat në të ardhmen”, shkruan Todorovski.



