
Memphis Depay është zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin holandez.
Depay largohet kështu nga Barcelona dhe firmos me madrilenët për dy vite e gjysmë. Tek Atletico, 28-vjeçari do të marrë vendin e Felix, i cili në këtë merkato, u transferuar te Chelsea në Angli.
“Memphis është një lojtar i ri i bardhekuqve! Ndërkombëtari holandez ka nënshkruar me klubin tonë për pjesën e mbetur të sezonit dhe 2 sezone të tjera”, thuhej në njoftimin e klubit spanjoll.



