Çarçani: Në Kombëtare kërkohet trajner i huaj që të mos ndikohet nga klima shqiptare

Çarçani: Në Kombëtare kërkohet trajner i huaj që të mos ndikohet nga klima shqiptare

Moderatori i emisionit “Skaner”, Gert Çarçani në studion e lajmeve në MCN TV, ka komentuar ecurinë e Kombëtares, në eliminatoret e Botërorit, të cilat sapo u mbyllën. Çarçani u shpreh se Shqipëria mori 18 pikë në grup, por shtoi se kishim dy kundërshtarë shumë të lehtë si Andorra dhe San Marino, me të cilët morëm 12 pikë. Gjithashtu ai u ndal edhe te trajneri Reja, për të cili u shpreh se një pjesë mendojnë se është mbyllur cikli i tij te Shqipëria. 

Çarçani shtoi më tej se në Kombëtare kërkohet trajner i huaj, në mënyrë që të mos ndikohet nga klima shqiptare.

“Kemi marrë 18 pikë në grup, por të mos harrojmë që kishim në grup San Marinon dhe Andorrën. Edhe unë ose ti të ishim në Kombëtare, do i merrnim pikët me këto kombëtare. Ishim në grup me 6 ekipe, ndryshe nga të tjerat që kanë 5 skuadra. Broja ka deklaruar që nuk vjen më sa të jetë Reja. Po ashtu edhe Xhaka me Grezdën. 

Nuk e kemi luksin sa të mërzisim këta lojtarë që të shkojnë në këto vendime. Ndaj Hungarisë 6 pikët na i dha Broja. Një pjesë dalin në konkluzion se është mbyllur cikli i Rejës, kjo edhe për shkak të moshës. Pas përfundimit me Andorrën dha sinjale se nuk ka pse të ikë. Ajo që vret nuk janë pikët, por këto konfliktet e krijuara. 

Polonisë nuk i morëm dot asnjë pikë. E patëm garën për vendin e dytë, por kaq janë mundësitë tona. 

Është thënë shpesh që është koha për një trajner shqiptar. Trajneri i huaj kërkohet për të mos u ndikuar nga klima shqiptare. Reja është ende në detyrë dhe nuk mund të nxjerrim emra ende pa ikur. 

Procesi i rinovimit të lojtarëve ka nisur që nga ardhja e Rejës. Xhaka ka bërë mirë që u largua. Mendoj që u lodh nga historitë e ndodhura në grup. Ka gjithmonë emra të rinj që janë të domosdoshëm. 

Për mua surpriza është Italia që nuk u kualifikua direkt në Botëror. Italisë tani i kthehet makthi i vërtetë, Suedia që e ndali për në Botërorin e Rusisë.”, u shpreh Çarçani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy