Manchester United , nis ofensivën për Mount

Manchester United , nis ofensivën për Mount

Problemet gjatë negociatave për rinovimin e kontratës tanimë nuk i garantojnë qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ Mason Mount .

Sipas ‘’ The Guardian ‘’, për mesfushorin ka shprehur interes Manchester United duke përfituar edhe nga dëshira e drejtuesve të Chelseat për largimin e 24 vjeçarit nga Londra. 

Shkak është bërë pretendimi për një rritje rroge, i ekzagjeruar sipas kryeqytetasve, të cilët ia kanë lënë rrugën e lirë ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ për arritjen e këtij akordi gjatë verës.

Avantazhi i londinezëve është përfundimi i kontratës së ishi-t të Derby County-t në 2024-tën , të cilët synojnë të rikuperojnë sadopak nga investimi i bërë në dy merkatot e fundit.

Vlera e kartonit të Mason Mount aktualisht arrin 75 milionë eurot dhe  vendimi i përket drejtuesve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues për akordin ose jo me lojtarin nga Portsmouth.

Skuadra e Erik Ten Hag po vijon me ritmin e duhur në Premier League dhe Europa League , kompeticion në të cilin ditën e djeshme hodhi një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve pasi mundi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ Real Betisin 4-1, rezultat që i krijon qetësi hollandezit për sfidën e kthimit në ‘’ Benito Villamarin ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy