Manchester United tenton Pochettinon

Manchester United tenton Pochettinon

Eksperiencës së  Ralf Rangnick me Manchester United do ti vijë fundi në përfundimin e sezonit dhe drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ janë përfshirë seriozisht në këtë çështje për ta finalizuar  këtë etapë të vështirë.

Një skuadër elite ka nevojë  për një dorë të hekurt e cila do ta afrojë me realizimin e objektivave . Ndër emrat më të përforlur në ‘’ Old Trafford ‘’ është Mauricio Pochettino, trainer në krye të një skuadre si Parisi, ndër më të respektuarat e arenës europiane .  

Në zyrat e ‘’ Les Pariziens ‘’ janë përjetuar shumë ndryshime të rëndësishme dhe sipas ‘’ Le Parizien ‘’  Zinedine Zidane mbetet një kandidat potencial për tu ulur në pankinë , trainer që në të kaluarën i dha shumë Real Madridit duke thyer çdo parashikim me fitimin e tre  Champions Leagues .

Për argjentinasin ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ i kanë shumë të freskëta informacionet sepse e kaluara i ka përballur shumë herë me Tottenham Hotspurin edhe gjatë kësaj eksperience kanë marrë shënime për 49 vjeçarin. Shkëlqimi tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ u kanalizua me kalimin në finalen e Champions Leagues kundër çdo parashikimi , sfidë ku nuk mundën të bëjnë shumë kundër një Liverpooli të furishëm . 

Ky është një moment tjetër i rëndësishëm në karrierën e strategut të Paris St Germain i cili e ka afirmuar se do të respektojë kontratën e firmosur e cila do ta mbajë lidhur me ‘’ Parque de Prince ‘’  deri në 30 qershorin e  2023- shit .

Ky fakt e vështirëson largimin  sepse vetë Mauricio Pochettino e ka shprehur se beson tek potenciali i djemve të tij dhe normalisht që çdo trainer kërkon ta shijojë në maksimum këtë periudhë e cila na jep për të kuptuar se jemi përballë një ndër klubeve më të fortë të planetit .

Nëse objektivi i argjentinasit do të ketë fundin e lumtur , do ti jepte kënaqësinë parizienëve për herë të parë në histori për të ngritur trofeun e  Champions Leagues , ëndërra në sirtar e sheikut Nasser Al Khelaifi .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy