Marseille i mbyll derën Ronaldos

Marseille i mbyll derën Ronaldos

Pa dyshim Cristiano Ronaldo është një ndër protagonistët e kësaj merkatoje verore duke qenë se dëshira e golashënuesit është largimi nga ‘’ Old Trafford ‘’ .

Arsyeja është e qartë tashmë pasi lidhet me transferimin tek një klub pjesëmarrës në Champions League dhe fatkeqësisht dyert po i mbyllen portugezit.

Skuadra e fundit është Olimpique Marseille dhe drejtori sportiv Pablo Longoria është treguar realist duke iu referuar edhe pretendimeve të ishi-t të Sporting Lisbonës të cilat e shëndërrojnë në një operacion të papërballueshëm nga francezët .

 Në lidhje me fituesin e 5 ‘’ Topave të Arte ‘’ spanjolli ka deklaruar :

“  Cristiano Ronaldo pa dyshim është një lojtar impresionues por duhet të jemi realistë dhe të tentojmë transferime që mund ti përballojmë. Projekti jonë ka si kryefjalë formimin e një ekipi kompetitiv, gjithmonë duke iu përmbajtur limiteve tona “, theksoi spanjolli .

Erik Ten Hag vijon të mos bindet nga 37 vjeçari në këtë fillim sezoni por natyrisht luzitani nuk mund ta pranojë këtë fakt dhe shpreson që në ditët e mbetura të gjejë një destinacion të përshtatshëm për të vijuar në lartësinë e duhur , me një ekip që sigurisht i jep shansin të tregojë veten në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy